Drejtori i Inspeksionit: Arjeta Fejza e Fitore Pacolli po derdhin lot krokodilli e po mashtrojnë qytetarët për gurthyesin në Kçiq

Drejtori i Inspeksionit në Komunën e Mitrovicës, Valon Brahimi ka akuzuar deputeten mitrovicase Arjeta Fejza dhe deputeten Fitore Pacolli se kanë ardhur në diskutimin publik me banorë të Kçiqit të Madh të organizuar nga Komuna më 31 mars, kur po diskutohej leja e punës së operatorit të gurthyesit “Lirigzoni” në Kçiq të Madh, për të derdhur lot krokodili, shkruan Mitropol.

Ai thotë se Komuna e Mitrovicës ka ndaluar punën e gurthyesit për arsye ligjore, gjersa Qeveria e Kosovës, udhëheqësinë e së cilës e ka partia prej nga vijnë këto dy deputete është pikërisht ajo që i ka lëshuar lejen mjedisore këtij operatori më 25 shkurt të këtij viti, dokument në mungesë të së cilit në vitin 2021 të operatorit në fjalë i ishte ndalur aktiviteti ekonomik.
“Dmth këto dy deputete të cilat kishin ardhur dje në atë takim, nuk kishin ardhur as për qytetarin dhe as për kompaninë, por kishin ardhur thjeshtë me bërë lojra dhe politikë. Ose thënë me mirë derisa ato janë në Prishtinë, janë me kompaninë, gurthyesin, ndërsa kur gjenden për pak momente në Mitrovicë janë kinse me banorët e Kçiqit! Në fakt këto nuk janë as me kompaninë dhe as me banorët. Thjeshté ato ishin dhe janë me agjendën e tyre personale dhe të subjektit të tyre që në fakt prodhon vetëm hipokrizi dhe manipulim me qytetarët dhe bizneset.” shkroi Brahimi.
Postimi i plotë i tij:
Qytetarë të nderuar të Mitrovicës (me theks kçiqasit)
Punimet në gurthyesin që operon në Kçiq të Madh nga inspektorët komunal janë nderprerë për arsye puro ligjore dhe nuk kanë asnjë prapavi tjetër.
Ndërkohë Ju prezentoj dokumentin ne fjalë LEJEN MJEDISORE të cilin e ka lëshuar dhe me të cilin po manipulon Qeveria Kurti me banorët e Kçiqit por edhe me kompaninë në fjalë.
Dje me erdhi shumë çudi kur mësova lajmin se në diskutimin publik të organizuar nga Komuna e Mitrovicës me banorët kçiqas rreth shqetësimit të tyre për punën e një operatori ekonomik (gurthyes) i cili vepron në territorin e Kçiqit të Madh paska marrë pjesë edhe dy deputete të Kuvendit të Kosovës Fitore Pacolli nga Marevci i Prishtinës dhe Arjeta Fejza nga Mitrovica kinse për tu bërë pjesë e shqetësimit të banorëve kçiqas edhe pse në fakt thelbi i shqetësimit për këta banorë por edhe pë kompaninë SHPK “Lirigzoni” janë pikrisht këto deputete dhe subjekti i tyre politik qe udhëheq me qeverinë e Kosovës respektivisht Ministrinë për Mjedis dhe Infrastrukturës i me datën 25.02.2022 i kishin dhënë lejen mjedisore operatorit ekonomik Lirigzoni, në mungesë dokument në mungesë të së cilit në vitin 2021 të operatorit në fjalë i ishte ndalur aktiviteti ekonomik. Dmth këto dy deputete të cilat kishin ardhur dje në atë takim, nuk kishin ardhur as për qytetarin dhe as për kompaninë, por kishin ardhur thjeshtë me bërë lojra dhe politikë. Ose thënë me mirë derisa ato janë në Prishtinë, janë me kompaninë, gurthyesin, ndërsa kur gjenden për pak momente në Mitrovicë janë kinse me banorët e Kçiqit! Në fakt këto nuk janë as me kompaninë dhe as me banorët. Thjeshté ato ishin dhe janë me agjendën e tyre personale dhe të subjektit të tyre që në fakt prodhon vetëm hipokrizi dhe manipulim me qytetarët dhe bizneset.
Edhe në politikë duhet të ketë një kod minimal të mirësjelljes! Si ka mundësi që një Qeveri (e LVV) që pajisë me dokumentacion përkatës një kompani, dërgon ”agjentët” e saj për ta gënjyer qytetarin që jam me ty paradite, ndërkohë posa të ndajet nga qytetari gënjen në të njejtën mënyrë edhe kompaninë në fjalë! Kjo është vërtet e turpshme. Si Drejtori Komunale e Inspekcionit e kuptojmë shqetësimin e banorëve kçiqas, poashtu e kuptojmë edhe natyrën e punës së bizneseve që operojnë në territorin e komunës së Mitrovicës, dhe jemi edhe për mbrojtjen e interesave të qytetarëve por edhe të bizneseve kur vepromtaria e tyre nuk bie ndesh me interesnin qytetarë rregullativen ligjore në fuqi.
Si përfundim dua të ritheksoj që Drejtoria e Inspelcionit në Mitrovicë punën e operatorit ekonomik Gurthyesit Lirigzoni në Kçiq të Madh e ka ndërprerë për arsye të forts dhe puro ligjore. Kompanisë në fjalë i ka skaduar kontrata për shfrytëzimin e pronës komunale, dhe ne si inspekcion e kemi për detyrë dhe obligim ligjorë të zbatojmë ligjin. Sepse si qeverisje komunale kemi marrë besimin qytetarë për zbatim të ligjit dhe jemi të përcaktuar për ligjëshmëri!
Në vijin ju prezentoj dokumentin zyrtarë LEJEN MJEDISORE me të cilën Qeveria Kurti e ka pajisur operatorin ekonomik në fjalë pa u konsultuar me banorët e lokalitetit në fjalë! Ndersa Fitore Pacolli nga Marevci dhe Arjeta Fejza dje kishin ardh në Mitrovicë me derdh ”lot krokodilli”. Kjo është e vërteta.









