Active 2
02LAJME

Drejtori i Komunës së Mitrovicës infektohet me Covid-19

Drejtori i Inspeksionit në Komunën e Mitrovicës, Fidan Ademi ka njoftuar dje se është infektuar me Covid-19, shkruan Mitropol.

Ademi ka njoftuar se ka rezultuar pozitiv në testin për Covid-19 përmes një njoftimi në Facebook ku tha se gjendjen e ka të mirë me pak kokëdhembje, duke bërë apel që qytetarët të kenë kujdes nga ky virus.

Active 1

“Shihemi pas 2 jave në terren, ku së bashku do arrijmë fitore madhështore me 17 Tetor!”, shkroi mes tjerash Ademi.

Postimi i plotë:

Pas disa simptomave, bëra testin për COVID 19 në ISHPK-e Mitrovicë, ku rezultova pozitiv.
Për momentin jam mirë me pak kokëdhembje. Duhet të kalojmë edhe këtë sfidë! Duhet të kemi kujdes por edhe të mësohemi me të. Ndoshta një ditë mundemi ta zhdukim nga ekzistenca, e të kthehemi në normalitet, si në kohen “paraCovidit”.
Për 2 javë do jem në vetëizolim.
Kërkoj falje nga të gjithë ata, që duhet ti shtyjmë takimet e planifikuara.

Shihemi pas 2 jave në terren, ku së bashku do arrijmë fitore madhështore me 17 Tetor!
Me shpresë që të keni shëndet,
Plot respekt e dashni,
Fidan Ademi

Active