Medi
LAJME

Drejtori i Radio Kosovës nxjerr dëshmi të reja: Qe qysh i rruajti Jeta Xharra 80 mijë euro të qytetarëve

Drejtori i Radio Kosovës, Arsim Halili ka publikuar dëshmi të reja mbi një nga marrëveshjet e Radio Televizionit të Kosovës me BIRN, për transmetimin e dy emisioneve ‘Jeta në Kosovë’ dhe ‘Drejtësia në Kosovë’, shkruan Mitropol.

Ai ka publikuar një marrëveshje të BIRN-it me RTK-në të vitit 2017, duke thënë se marrëveshja për dy emisionet e BIRN-it është përmbyllur brenda një dite pa ndonjë konkurs.

Halili gjithashtu citoi nenin 12 të Ligjit për Radio Telvizionin e Kosovës, i cili obligon transmetuesin publik që të hapë konkurs për veprat audiovizuese, siç është rasti i dy emisioneve të BIRN-it të cilat ishin transmetuar në RTK.

Sipas dokumenteve të publikuara nga ai, BIRN-i, me drejtoreshë gazetaren Jeta Xharra, lidhi marrëveshje në vlerë 80 mijë euro me RTK-në brenda një dite.

“Dmth, më 28 prill 2017 e ka bo kërkesën në RTK, me urgjencë po atë ditë u shqyrtu kërkesa, u miratu edhe u lidh tu-xharrllaku për 80 mijë euro”, shtoi ai tutje.

Dokumentet e publikuara nga Halili dëshmojnë se marrëveshja mes BIRN-it dhe RTK-së kishte hyrë në fuqi në muajin maj, derisa BIRN veçse kishte pasur një kontratë paraprake valide me RTK-në deri më 30 qershor 2017.

Ndaj këtyre deklaratave të Halilit kanë reaguar nga BIRN. Në reagimin e tyre, BIRN thonë se në vitin 2017, Radiotelevizioni i Kosovës në faqen zyrtare kishte të publikuar thirrjen për angazhimin e produksioneve të pavarura. Kjo thirrje ka qenë e hapur vazhdimisht në RTK dhe mbi bazën e saj televizioni publik ka angazhuar produksione të jashtme.

Aurora Group

“BIRN ka aplikuar për vazhdimin e programit dhe komisioni profesional ka vlerësuar nevojën për bashkëpunim. Sipas rregullave të RTK-së, procesi më pas ka kaluar në Zyrën e Prokurimit dhe kontrata është nënshkruar më 6 korrik 2017 për një afat njëvjeçar.”, thuhet në reagimin e BIRN.

“Shpenzimi i të gjitha mjeteve me të cilat janë prodhuar emisionet janë audituar, gjë që tregon se nuk është përdorur për të gjeneruar profit as për Jeta Xharrën e as për ndonjë individ tjetër.”, thuhet mes tjerash në këtë reagim./Mitropol/

Pellini