
Granit Tmava është zgjedhur si drejtori i ri i Drejtorisë për Shërbime Publike dhe Infrastrukturë, shkruan Mitropol.
Tmava, ka falënderuar kryetarin e komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, për besimin që ia ka dhënë atij.
Ai ka theksuar se detyra e drejtorit përveç që është privilegj, është edhe përgjegjësi e madhe për të.
Këto komente, Granit Tmava, i ka bërë përmes një postimi në facebook.
Postimi i plotë:
Të nderuar qytetarë,
Falënderoj Kryetarin e Komunës së Mitrovicës z.Bedri Hamza për besimin që unë të drejtoj Drejtorinë e Shërbimeve Publike dhe Infrastrukturës.
Ky emërim më nderon por në të njejtën kohë është një përgjegjësi e madhe.
I siguroj të gjithë qytetarët e Mitrovicës pa dallime partiake se jam këtu vetëm për faktin se jam në shërbim të tyre dhe i hapur për sygjerimet dhe mendimet e juaja në përputhje të plotë me ligjin, nderin dhe ndergjegjjen.
Bashkë për Mitrovicën !








