Drejtori Tafil Peci merr mbështetje nga votuesit, shpalosën programin qeverisës bashkë me Bahtirin

Drejtori i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Tafil Peci, njëherit kandidati i LVV-së dhe Listës ‘Guxo’ për Këshilltar Komunal të Mitrovicës, organizoi një tubim me elektoratin e tij në atelenë e punës në Iliridë, shkruan Mitropol.
Në këtë takim ai së bashku me Kryetarin e Komunës, Agim Bahtiri shpalosën projektet të cilat do të ekzekutohen gjatë mandatit të ardhshëm qeverisës.

Aty ai mori mbështetjen e të pranishmëve edhe për mandatin e radhës.
Drejtori Peci garon me numrin 6 në listën LVV/Guxo me numër 144.
Njoftimi i plotë nga VV:
Ilirida është shquar për njerëz të suksesshëm, i tillë është edhe asamblisti Tafil Peci nga rradhët e Lëvizjes VETËVENDOSJES!
Në atelen e tij të punës, së bashku më Kryetarin e Komunës, Agim Bahtiri shpalosën projektet të cilat do të ekzekutohen gjatë mandatit të ardhshëm qeverisës.








