
Drejtoria e Shëndetësisë ka shpallur listat përfundimtare në pozitën për ‘Infermier të përgjithshëm’ në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare “Dr. Nexhat Quni”, shkruan “Mitropol”.
Në këtë listë janë publikuar 20 emrat e kandidatëve të pranuar, pasuar nga 242 të tjerë që s’u pranuan, pra 262 aplikues gjithsej.

38 nga kandidatët aplikues kanë munguar në intervistë, me ç’rast janë diskualifikuar.
Në redaksi të “Mitropol”, pas shpalljes së rezultateve dje më 11 gusht kanë arritur shumë ankesa për manipulime në konkurs.
”Mitropol” gjatë ditëve në vijim do hulumtojë të gjitha rastet e dyshuara dhe do publikojë hulumtimin mbi këto punësime.
Kjo është lista e plotë e të pranuarëve dhe refuzuarve:







