Pellini
02LAJMESHNETA

Drejtoria për Shëndetësi në Mitrovicë mbështet 199 qytetarë me subvencione për blerjen e barnave

Drejtoria për Shëndetësi ka realizuar mbështetjen me subvencione për shpenzimet në barna tek 199 qytetarë që kanë sëmundje kronike dhe ndodhen në vështërsi ekonomike.

Kjo ndihmë është realizuar për të gjithë qytetarët që kanë aplikuar gjatë tremujorit të fundit të këtij viti.
Drejtori i Drejtorisë për Shëndetësi, z. Fahri Shabani, ka njoftuar se janë subvencionuar gjithsej 199 qytetarë, duke pasur prioritet të sëmuret me sëmundje kanceroze ku shuma totale ka arritur në vlerë prej 20,765 euro.

Aurora Group

Këto mjete janë siguruar nga buxheti komunal, konkretisht nga të hyrat vetanake të Komunës së Mitrovicës. Ku 5,000 euro janë siguruar përmes propozimit të kryetarit të Komunës, z. Bedri Hamza, të miratuar nga Kuvendi Komunal për ndihmë të sëmureve me kancer.
Ndërsa pjesa tjetër janë siguruar prej kursimeve buxhetore të disa drejtorive komunale.

Premium Store