Medi
LAJME

Dreshaj: Nëse ZRrE-ja s’e tërheq vendimin, do të kërkojmë hetim

 

Besart Dreshaj nga Lidhja e Bizneseve të Kosovës ka thënë se nëse Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) nuk tërheq vendimin për kalimin e bizneseve në tregun e lirë të energjisë ata do të kërkojnë ndërhyrjen e organeve të drejtësisë dhe hetuesisë, shkruan Mitropol.

Medi

Sipas tij, mosshfuqizimi i këtij vendimi ka ngjallur dyshime tek Lidhja e Bizneseve se ZRRE-ja mund të jetë duke mbrojtur interesa të caktuara.

Ai gjithashtu është shprehur se Lidhja e Bizneseve pret që ZRrE-ja të tërheqë këtë vendim gjatë ditëve në vazhdim.

“Ne po dyshojmë dhe po mendojmë se ata janë duke i mbrojtur interesat e dikujt sepse përndryshe ky vendim është dashur të shfuqizohet”,është shprehur tutje Dreshaj

Premium Store