Drilon Hajrizi dhe Samir Zekiqi, dy lojtarët e KB TREPÇA që janë pjesë e kombëtares së Kosovës

Drilon Hajrizi dhe Samir Zekiqi, janë dy mitrovicasit të cilët janë pjesë e kombëtares së Kosovës në basketboll, njofton Mitropol.
Dy mitrovicasit lojtarë të KB TREPÇA do të paraqiten në ndeshjet parakualifikuese që Kosova do t’i zhvillojë kundër Norvegjisë dhe Danimarkës.
Ndeshja ndaj Norvegjisë do të zhvillohet nesër me fillim nga ora 19:00, dhe do të transmetohet në kanalet sportive të ART MOTION&KUJTESA. /Mitropol/








