
Dëshmitari John Duncan ka deklaruar në Gjykatën e Hagës se Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK) nuk kishte hierarki dhe strukturë të komandimit nga lart-poshtë.
Deklarata e Duncan erdhi pasi gjyqtari Fergal Gaynor e pyeti në lidhje me një marrëveshje të nënshkruar nga Hashim Thaçi, sipas së cilës një lëvizje me 20 deri në 30 mijë ushtarë duhej të demilitarizohej, dhe nëse kjo nuk tregon se Thaçi ka ushtruar efektivisht kontroll dhe komandë mbi ta.
“Jo sepse bëhej fjalë për një marrëveshje gjithëpërfshirëse. Nuk është se kishin hierarki nga lart-poshtë. Këtë jam përpjekur t’ua shpjegoj gjatë gjithë kohës, mbase nuk jam shpjeguar mirë. Megjithatë, të gjithë aktorët në proces, kishin interes jo se ai kishte kontroll dhe komandë, por se të gjitha palët ishin të interesuara që marrëveshja të ndodhte. Kjo nuk ka të bëjë fare me komandën dhe kontrollin. Është një çështje diplomatike se si të gjitha palët pajtohen për objektivin. Për aq sa kohë që të gjithë pajtohen me zbatimin, nuk është fare e rëndësishme dhe nuk mendoj se çështja e komandës dhe kontrollit është përgjigja se si ka funksionuar se pse u realizua kjo marrëveshje. Nuk e mendoj këtë gjë.”, tha Duncan.








