Active 2
LAJME

Durmishi me detaje për urat në Veri : Në shtator do të kalojmë me vetura

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka publikuar sot një postim lidhur me punimet e dy urave mbi lumin Ibër, shkruan Mitropol.

Përmes këtij postimi ai ka theksuar se punimet për këtë projekt po ecin me një intensitet të paparë ndonjëherë në ndërtimin e urave në Kosovë.

Tutje, ai shtoi se sipas planit, në muajin shtator ura do të jetë funksionale, ku qytetarët do të mund të kalojnë me automjete dhe në këmbë.

Postimi i plotë:

Paradite themeli i bregorës e pasdite themeli i mesit të urës. Intensitet i paparë ndonjëherë në ndërtimin e urave në Kosovë.

Në shtator do të kalojmë me vetura, e këmb në trotuare.

Active