Medi
02LAJME

Dy hajna të maskuar futen në shtëpinë e mitrovicases, e rrahin derisa e bëjnë për spital

Një grua ka raportuar në Policinë e Kosovës se dy hajna të maskuar i janë futur mbrëmë rreth orës 22:40 në shtëpinë e saj në rrugën “Qeta e Minatorëve” në veri të Mitrovicës, njofton “Mitropol”.

E njejta ka thënë se ishte duke qëndruar në shtëpinë e saj, kur aty kanë hyrë dy hajna duke kanosur dhe sulmuar fizikisht atë dhe duke kërkuar nga ajo para.

Aurora Group

Si pasojë e sulmit fizik viktima ka pësuar lëndime trupore për çka dhe është dërguar në tretman mjekësor.”, njofton Policia e Kosovës.

Nuk raportohet për të arrestuar, gjersa rasti vazhdon të mbetet në hetime.

Koha