Medi
LAJME

Dy kosovarë mes të dyshuarve për dhunimin e një 28-vjeçareje në Split


Gjykata e Qarkut në Split të enjten ka caktuar një muaj paraburgim për tre shtetas britanikë, dy prej të cilëve janë me origjinë nga Kosova, shkruan Mitropol.

Të dy janë të dyshuar për dhunimin e një vajze 28-vjeçare në një hotel në qytetin bregdetar të Splitit në Kroaci.

Të tre të dyshuarit dyshohet se të martën në orët e hershme të mëngjesit, kryen aktin në një dhomë hoteli pranë bregdetit.

Gjykata ka urdhëruar masën e paraburgimit për të tre të dyshuarit për shkak të rrezikut të ikjes, pasi që akuzohen për një vepër të rëndë penale kundër lirisë seksuale.

Sipas Kodit Penal kroat, kjo vepër e rëndë dënohet me burg prej së paku gjashtë muaj deri në dhjetë vjet.

Premium Store