Aurora Group
02LAJME

Dy nga katër personat e aksidentuar dje në Kçiq dërgohen në QKUK, janë në gjendje të rëndë

Mitropol raportoi dje për një aksident të rëndë trafiku që kishte ndodhur në afërsi të fshatit Kçiq në magjistralen Mitrovicë – Prishtinë rreth orës 11:30.

Policia e Kosovës kishte konfirmuar për “Mitropol” se në këtë aksident lëndime pësuan katër persona të cilët u bartën me urgjencë në Spitalin e Mitrovicës.

Active

Për nxjerrjen e disa prej të lënduarve u nevojit edhe ndihma e zjarrëfikësve, pasi vetura ishte ndeshur me një kamionetë dhe kishte pësuar deformim të madh, siç mund ta shihni edhe në videon më poshtë.

VIDEO

”Mitropol” mëson se si pasojë e aksidentit, dy nga të lënduarit kanë marrë lëndime të rënda trupore, me ç’rast janë bartur dje me urgjencë për në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në gjendje të rëndë.


Dy të lënduarit tjerë u liruan në shtëpi pas trajtimit në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Mitrovicë.

Aksidenti u shkaktua nga shoferi i veturës, pasi i njejti ndodhej në tejkalim, duke dalë në shiritin e kundërt të rrugës dhe goditur kamionetën./Mitropol/

Active