Aurora Group
02KOSOVËLAJME

Dy persona të arrestuar sot në Mitrovicë për gjuajte me armë dyshohet se ishin të përfshirë në rastin e suspendimit të tre zyrtarëve policorë

Policia në Mitrovicë ka arrestuar dje dy persona të dyshuar nga të cilët është konfiskuar një armë  me tytë të gjatë, pasi të njejtit dyshohen se kanë përdorur armën duke shtënë në ajër .

Medi

Pas intrevistimit, me urdhër të prokurorit, dy të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit policor si dhe ndaj tyre janë iniciuar raste për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar të armëve dhe përdorim i armës”.

Të njejtit persona dyshohet se ishin të përfshirë në një rast tjetër për të cilin Inspektorati Policor i Kosovës i kishte rekomanduar Policisë suspendimin e tre zyrtarëve policorë nga Mitrovica për një incident të datës 2 mars 2025, si të dyshuar për veprat penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare”, mëson “Mitropol” nga burimet e veta.

Zyrtarët e dyshuar policor ishte raportuar se ndodheshin jashtë detyrës zyrtare por me uniformë dhe me veturë private, me ç’rast kishin ndaluar një automjet me arsyetimin për një kundërvajtje afër sheshit “Isa Boletini” në Mitrovicë duke arrestuar personat brenda dhe pas kësaj kishin njoftuar një njësi policore në detyrë dhe kishin shoqëruar në stacion policor njërin nga pasagjerët e veturës së ndaluar.

“Bazuar në hetimet fillestare, hetuesit e IPK-së dyshojnë se njëri nga zyrtarët policorë të përfshirë si të dyshuar në këtë rast ka pasur probleme të natyrës personale me qytetarin e arrestuar. Veprimet hetimore janë duke u ndërmarrë në koordinim me Prokurorinë e Shtetit përderisa rasti trajtohet në procedurë të rregullt.

Hetuesit e IPK-së pritet të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të të gjitha rrethanave për këtë rast.” – kishte njoftuar IPK para një muaji.

Zyrtarët policorë të suspenduar nga detyra para një muaji ndodhen ende në suspendim dhe ende nuk ka vendim zyrtar për epilogun final të rastit të tyre./Mitropol/

Koha