Medi
02LAJME

Dy të plagosur me armë zjarri në përleshjen e mbrëmshme në Mitrovicë (VIDEO)

Dy persona kanë mbetur të plagosur pas të shtënave me armë në një kafene në veri të Mitrovicës mbrëmë, shkruan Mitropol.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut, togeri Branislav Radoviq, ka konfirmuar rreth mesnatës mbrëmë se ka ndodhur një incident në rrugën Vardarska.

Weelnes

“Rreth orës 22:42 policia është njoftuar se në kafenenë “Amnesia” me shumë gjasa ka mbetur i plagosur një person, më pas njësitet kanë dalë në terren”, tha Radoviq, transmeton Mitropol.

Mirëpo, Radoviq tha se gjatë incidentit dy persona janë plagosur me armë zjarri – njëri në kofshë dhe tjetri në gishtin e këmbës.

“Hetimi është duke vazhduar, detajet tjera rreth këtij rasti do të bëhen të ditura më vonë pas marrjes së informatave më të sakta dhe më të plota”, u shpreh Radoviq.

Siç mëson Mitropol, mbrëmë pas të shtënave, në vendngjarje është parë një i ri i cili po çalonte pas daljes nga kafeneja, ndërsa nga këmba po i rrjedhte gjak.

Sherri mes të përfshirëve ka vazhduar para kafenesë pas të shtënave dhe në videon që e publikuar shihet se në të kanë marrë pjesë disa persona, në dy përleshje dhe një person nga një grup ka rënë në tokë dhe ka vazhduar të marrë goditje nga disa të rinj të tjerë.

Në të njëjtën kohë, dhjetëra të rinj u larguan nga kafeneja pas të shtënave.

Një ekip i ambulancës mbërriti shpejt në vendngjarje dhe dërgoi të paktën dy të rinj në spital.

Ndryshe, kjo është përleshja e dytë e të rinjve në veri të Mitrovicës në shtatë ditët e fundit. Javën e kaluar një nxënëse 18 vjeçare e shkollës së mesme ekonomike ka goditur me thikë një nxënëse të mitur në ambientet e shkollës.

Për ta parë VIDEON nga vendi i ngjarjes KLIKONI KËTU.

Dukato 1