Pellini
02LAJME

Dy viktimat 17 e 19 vjeç nga aksidenti mbrëmë janë M. Pllana dhe Sh. Pllana

Mbrëmë rreth orës 22:00, Policia në Mitrovicë ka pranuar një informatë se në rrugën tranistore Smrekonicë-Gojbulë, përkatësisht në afërsi të fshatit Gojbulë të Vushtrrisë ka ndodhur një vetaksident ku e përfshirë ka qenë një veturë civile në të cilin gjendeshin dy persona.

Në aksident vdiqën një 17 dhe një 19 vjeçar të afërm mes vete. Burime të “Mitropol” bëjnë të ditur se të ndjerët janë M. Pllana dhe Sh.Pllana nga fshati Shtitaricë e Vushtrrisë.

Active 1

“Sipas informatave të para, njëri nga personat ka humbur jetën në vendin e ngjarjes ndërsa personi tjetër është transportuar në spitalin e Vushtrrisë, ku si pasojë e lëndimeve të pësuara ka humbur jetën dhe është konfirmuar vdekja e tij nga ana e personelit mjekësor. Mosha e viktimave është mes 19 dhe 17 vjeç”, ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës së Jugut, Avni Zahiti për “Mitropol”.

“Njësitet kompetente të policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë bërë vendshiqmin dhe ekzaminimin e vendit të ngjarjes për shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.”

“Me urdhër të prokurorit, trupat e pajetë të viktimave dërgohen për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë”, ka deklaruar Zahiti.

Active 1