Premium Store
LAJME

Dyshohet për keqpërdorim të armëve – Shërbimi Korrektues pezullon nga puna pesë zyrtarë korrektues

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka marrë vendim të pezulloj nga detyra pesë zyrtarë korrektues, shkruan Mitropol.

Ky vendim është marrë pas dyshimeve për keqpërdorim të armëve zyrtare.

Active

Lajmi për pezullimin e pesë zyrtarëve është bërë i ditur përmes një njoftimi publik nga vetë Shërbimi Korrektues.

Njoftimi i plotë:

Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton opinionin publik se, pas pranimit të raportit fillestar nga organet e ndjekjes, ka marrë vendim për pezullimin nga detyra të pesë zyrtarëve korrektues, të cilët dyshohen për keqpërdorim të armëve zyrtare.

 

Shërbimi Korrektues i Kosovës mbetet i përkushtuar për të vepruar gjithmonë në bazë të ligjit dhe për të garantuar mbarëvajtjen e procedurave ligjore.

 

 

 

Active 1