Dyshohet se hodhi cigarën që shkaktoi zjarrin në një ndërtesë – arrestohet kosovari në Ulqin

Një 38-vjeçar nga Kosova është arrestuar pasi dyshohet se shkaktoi një zjarr në një ndërtesë në Ulqin, shkruan Mitropol.
Sipas mediave lokale, L.H., zjarri u shkaktua nga cigarja që u hodh pak para se të hynte në brendësi, njoftoi Drejtoria e Policisë.
“Pas shpërthimit të një zjarri në një ndërtesë në Ulqin, në Fushën e Ulqinit, në prani të një eksperti mjeko-ligjor nga fusha e zjarreve, shpërthimeve dhe parandalimit të aksidenteve, u krye një hetim në vendngjarje. Me atë rast, u dyshua se shkaku i zjarrit ishte faktori njerëzor. Duke ndërmarrë masa dhe veprime të mëtejshme brenda juridiksionit të tyre, oficerët e Administratës së Policisë dyshuan se L.H. (38) nga Kosova shkaktoi zjarrin në këtë qendër shitjesh duke hedhur një cigare pak para se të hynte në brendësi, si pasojë e veprimeve të të cilit ndodhi zjarri”, citohet të ketë thënë policia.
Nga zjarri, pati dëme edhe në një pompë betoni në afërsi, që si objekt, kap vlerën rreth 200 mijë euro.
“Theksojmë se me shkaktimin e këtij zjarri, një subjekti afarist (qendër shitjesh) i është shkaktuar dëm material në vlerë prej rreth dy milionë eurosh, ndërsa dëme materiale i janë shkaktuar edhe një personi fizik sepse ka pasur dëme të pjesshme në shtëpinë e tij familjare, në vlerë prej rreth 20.000 eurosh, si dhe dëme materiale në një automjet special – një pompë betoni të një subjekti afarist, në vlerë prej rreth 200.000 eurosh”, thuhej në deklaratë.
Policia u bëri thirrje qytetarëve të kenë kujdes maksimal , me qëllim parandalimin e shpërthimit të zjarreve./Mitropol/







