Active 2
IN MEMORIAM

E dhimbshme: 19 vjeçari nga Kosova vdes pas aksidentit në ShBA

Kayden Kabashi i riu 19 vjeçar me prejardhje nga Kosova ka ndërruar jetë pas një aksidenti të rëndë me motoçikletë.

Kabashi nuk i mbijetoi plagëve të marra në aksidentin që kishte ndodhur të hënën, teksa raportohet se ishte nisur për në punë.

Dukato 1

Sipas një postimi në “Go Found Me” Kabashi kishte mbushur 19 vjet me 19 prill të këtij viti, ndërsa sipas përshkrimit një person i kishte dalë në rrugë me veturë duke e goditur direkt atë.

Në të njëjtim postim thuhet se helmeta e tij ishte thyer nga impakti i goditjes, kurse pasi u evakuua nga motoçikleta ajo kishte marrë menjëherë flakë.

Premium Store