E dhimbshme: Ky është 27-vjeçari që vdiq pasi u rrokullis me traktor

Një 27-vjeçar nga Kamenica ka vdekur sot pasi është rrokullisur me traktor.
Mësohet se viktima është Liridon Kurtalani.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:31 në afërsi të fshatit Terstenë në Kamenicë.
27-vjeçari është rrokullisur me traktor, ku si si pasojë e lëndimeve të rënda trupore ka humbur jetën.
“Personi i lënduar sipas mjekut kujdestar në ambulanten e Rogoqicës ka arritur pa shenje jete. Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit, rasti është cilësuar “Vdekje aksidentale”. i njëjti po ashtu ka urdhëruar Policinë e Kosovës që të zhvillojë hetimet rreth këtij rasti të rëndë”, kanë thënë nga Policia.








