E dhimbshme: Sot varroset 14 vjeçari që u vra me thikë në oborrin e shkollës

Nxënësi 14 vjeçar i cili u vra me thikë dje në oborrin e shkollës në Prishtinë, varroset sot në orën 15:00.
Varrimi i të ndjerit do të bëhet në varrezat e qytetit në Dragodan, njoftojnë familjarët e të ndjerit.
14 vjeçari u ther dje me thikë në shkollën “Hilmi Rakovica” në Kodrën e Trimave.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person në lidhje me vrasjen që ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit në rrugën “Fahri Fazliu” në Prishtinë.
Personi i dyshuar është 15 vjeçar e i njëjti është dorëzuar në polici dhe ndaj tij është shqiptuar masa e arrestit.








