Medi
02IN MEMORIAMLAJME

E dhimbshme: Vdes postieri i mitrovicasve Driton Kosova

Gjatë ditës së sotme nga një sulm në zemër ka ndërruar jetë, Driton Kosova, postieri të cilin e njohin të gjithë qytetarët mitrovicas, shkruan Mitropol.

Driton Kosova ka punuar në Post Telekomin e Kosovës, teksa falë veprimtarisë së tij atë e ka njohur krejt qyteti si njeri të urtë dhe të respektuar.

Market Florenti

Njoftimin për vdekjen e tij e ka bërë vajza e Driton Kosovës, Blerta Kosova.
“Me pikëllim të thellë ju njoftojmë se sot ndërroi jetë babi jonë Driton Kosova”, ka shkruar ajo.

Familjarët njoftojnë se varrimi do të bëhet në ora 19:00, në fshatin Smrekonicë me datë 03.09.2021. /Mitropol/

Koha