E FUNDIT: Administrata Trump miraton vazhdimin e Kompaktit të MCC për Kosovën

Presidentja Vjosa Osmani ka ndarë një lajm të rëndësishëm pas vizitës së saj në Washington D.C., ku është konfirmuar zyrtarisht nga Zv. Sekretari amerikan i Shtetit, Christopher Landau, se Administrata Trump ka miratuar vazhdimin e Kompaktit të MCC për Kosovën, shkruan Mitropol.
“Një lajm i shkëlqyeshëm për Kosovën!”, ka shkruar Osmani, duke e cilësuar këtë program si një mundësi me ndikim transformues për sektorin e energjisë dhe zhvillimin ekonomik të vendit.
Ajo gjithashtu shprehu mirënjohje të thellë për mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.








