Aurora Group
LAJME

E FUNDIT: Kushtetuesja publikon aktgjykimin e plotë për konstituimin e Kuvendit të Kosovës



Gjykata Kushtetuese ka publikuar aktgjykimin e plotë për çështjen e konstituimit të Kuvendit, disa ditë pas e bëri publik njoftimin se ka vendosur që deputetët duhet të zgjedhin Kryetarin e Kuvendit përmes votimit të hapur, shkruan Mitropol.

Ndërkaq, Gjykata e kishte vazhduar masën e përkohshme për mosveprim të deputetëve deri në hyrjen në fuqi të aktgjykimit të ri.

Sipas Kushtetueses, kryesuesi i seancës, Avni Dehari, nuk ka vepruar në bazë të aktgjykimit të mëhershëm të kësaj gjykate të 26 qershorit.

Mirëpo, Kushtetuesja e ka publikuar vetëm njoftimin rreth aktgjykimit, teksa Aktgjykimin ka paralajmëruar se do ta publikojë së shpejti dhe se deri atëherë vazhdon masa e përkohshme për seancë.

Kujtojmë se Kushtetuesja ka vendosur që votimi mund të realizohet vetëm deri tri herë për kandidatin e njëjtë, dhe gjithashtu të gjithë deputetët urdhërohen që të marrin pjesë në seancë dhe në votim.

Ndryshe, kërkesat në Kushtetuese ishin dorëzuar nga Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës.

Koha