Aurora Group
LAJME

E FUNDIT: Laban kërkoi të përjashtohet nga rastet e bllokadës së Kuvendit pas denoncimit të Osmanit – Kushtetuesja refuzoi


Gjykata Kushtetuese në aktgjykimin e publikuar sot ka njoftuar se gjyqtari serb i kësaj gjykate, Radomir Laban, ka kërkuar përjashtimin e tij nga vendimmarrja në lëndët e parashtruara për bllokadën në Kuvend, mirëpo kjo kërkesë e tij ishte refuzuar, shkruan Mitropol.

Kërkesa e Laban u bë dy ditë pasi presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në një konferencë për media më 5 gusht njoftoi se ka tërhequr një kërkesë drejtuar në korrik Gjykatës Kushtetuese për të kërkuar sqarim se çfarë do të ndodhte nëse Kuvendi i Kosovës nuk do të konstituohej deri më 26 korrik për shkak të Labanit, për të cilin tha se paraqet rrezik për rendin kushtetues të Kosovës.

Pas Osmanit, edhe ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, kishte thënë se Laban dyshohet nga autoritetet e sigurisë së Kosovës se është bashkëpunëtor i BIA-s serbe.

Koha