
Ditë më parë Mitropol raportoi për një rast të pazakontë në sheshin e Mitrovicës, ku u shfaqën tri familje që mbanin në dorë një letër me mbishkrimin se ishin palestinezë dhe se kishin nevojë për ndihmë.
Çka e bënte edhe më shqetësuese praninë e tyre në shesh, është fakti se të njejti po u imponohen qytetarëve edhe në rrugët e sheshit por edhe në kafiteri në një formë fizikisht irrituese.
Po atë ditë, në mbrëmje, të njëjtat familje u përleshën mes vete në shesh, duke shkaktuar shqetësim mes qytetarëve.
Burime të sigurta të “Mitropol” konfirmojnë se të njejtat familje nuk janë fare nga Palestina, por kanë ardhur nga Jordania.
Ata siç mëson mes tjerash “Mitropol” ndodhen në Kosovë në formë legale dhe janë të regjistruar si azilantë, duke i ekspozuar në rrenë mbi rrëfimin që ata po prezantojnë para qytetarëve.
Në çdo rast, rasti i tri familjeve nga Jordania që për disa ditë u prezantuan si palestinezë në sheshin e Mitrovicës mbetet një tregim i ndërlikuar për mënyrën si përzihen realiteti, perceptimet dhe emocionet e njerëzve në hapësirën publike.