E FUNDIT: Në zyrën e Ivica Daçiqit mbërrin një zarf me tre plumba

Në Qeverinë e Serbisë ka mbërritur një zarf i adresuar për ministrin e Brendshëm, Ivica Daçiq, brenda të cilit janë gjetur tre plumba, shkruan Mitropol.
Sipas MUP-it, zarfi është vërejtur të enjten gjatë procesit të rregullt të ndarjes së postës.
Autoritetet shtuan se policia ka identifikuar dhe gjetur personin që më 26 gusht kishte dorëzuar dërgesën në një degë të Postës së Serbisë në Pozharevc.
Nuk është bërë i ditur identiteti i të dyshuarit.







