Aurora Group
LAJME

E FUNDIT: Prokuroria Speciale kërkon urdhërarrest për Goran Rakiçin


Prokuroria Speciale e Kosovës i ka kërkuar Gjykatës Themelore në Prishtinë urdhërarrest për ish-kryetarin e Listës Serbe, Goran Rakiç, shkruan Mitropol.

Rakiç dyshohet për rastin e barrikadave në Veri gjatë vitit 2022, derisa pjesëtarë të tjerë të Listës Serbe janë intervistuar nga Prokuroria për këtë çështje.

Rakiç, i cili aktualisht është deputet i Partisë Progresive Serbe në Serbi, është ftuar për intervistim nga Prokuroria tri herë.

Herën e parë nuk ka shkuar nën arsyetimin për “shkaqe shëndetësore”, ndërsa për dy herët e tjera nuk ka dhënë arsyetim.

Përveç tij, urdhërarrest nga Prokuroria është kërkuar edhe për 11 persona të tjerë, derisa për këtë rast janë intervistuar kryetari i Listës Serbe, Zlatan Elek, dhe nënkryetarët: Igor Simiç dhe Slavko Simiç.

Premium Store