E FUNDIT: Rozeta Hajdari përfundon intervistimin në Prokurorinë Speciale

Para disa orësh, Mitropol ka raportuar për paraqitjen e Ministres në detyrë të Tregtisë dhe Industrisë, Rozeta Hajdari në Prokurorinë Speciale.
Ajo tashmë ka përfunduar intervistimim e saj, ku ishte thirrur në lidhje me rastin e rezervave shtetërore.
Hajdari deklaroi se Prokuroria Speciale nuk kishte të drejtë të merrte dokumente të klasifikuara, ndërkohë që në procesin sekret ishte përfshirë edhe furrtari Ridvan Muharremi.
” Një pyetje vjen a është proces i ligjshëm, dhe si hyri Prokuroria Speciale për të marrë dokumente të klasifikuara. Asnjë person nuk mund të ketë qasje në informacione sekrete, pa një procedurë në AKI. Ne si Ministri e Tregtisë, e kemi klasifikuar sekret sipas ligjit për mbrojtjen e informacionit. Prokuroria Speciale bëri gabim”, tha mes tjerash ajo.








