E FUNDIT: Të shtëna me armë zjarri në Hajvali – mbetet i vdekur një person derisa dorasi ende në arrati

Një ditë pas ngjarjes tragjike që tronditi Gjilanin, një person tjetër ka humbur jetën në lagjen Hajvali në Prishtinë, shkruan Mitropol.
Policia e Kosovës ka rrethuar vendin e ngjarjes dhe po kryen ekzaminimet e nevojshme, ndërkohë që hetimet për identifikimin dhe arrestimin e autorit po vazhdojnë.
Ndërkaq, dyshohet se viktima që mbeti i vdekur në këtë rast ishte rreth moshës 41 vjeçare.
Në lidhje me motivin e vrasjes ende nuk ka informacione zyrtare.






