
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Kçiq të Mitrovicë, ku është gjetur i vdekur një djalë.
Siç raportoi ekskluzivisht “Mitropol” nga burimet e veta, një 18 vjeçar dyshohet se ka kryer vetëvrasje.
Në vendin e ngjarjes kanë dalur ekipet shëndetësore dhe po pritet edhe arritja e ekipit të forenzikës.
Siç raportohet, viktima është identifikuar si A. R., 18-vjeçar.
Rastin për “Mitropol” e ka konfirmuar edhe Zëdhënësi i Policisë për Mitrovicën e Jugut, Avni Zahiti.
Zahiti tha se 18 vjeçari është dërguar pa shenja jete në spital.
“Rreth orës 18:40,është raportuar se një person mashkull, rreth 18-vjeçar, është sjellë pa shenja jete në Spital.
Njësitet relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa hetuesit policorë, në koordinim me prokurorin e shtetit, kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të rastit.
Rasti është iniciuar dhe po hetohet si “Hetim mbi vdekjen”.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë dërgohet për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML).”, tha Zahiti.







