Premium Store
02LAJME

E konfirmon Policia: Në aksidentin në Zhabarë vdes një grua 80 vjeçare

Pak më parë “Mitropol” raportoi ekskluzivisht për një aksident trafiku në Zhabarë të Mitrovicës.

Në aksidentin ku një veturë shkeli një këmbësore vdiq një 80 vjeçare.

Weelnes

Këtë për “Mitropol” e konfirmoi Avni Zahiti, zëdhënës për Mitrovicën Jugore.

Njoftimi i plotë:

Aksident trafiku me fatalitet
Rreth orës 21:00 është raportuar se në rrugën nacionale Mitrovicë – Zubin Potok segmenti rrugor në fshatin “Zhabarë”” , ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale.

Në këtë aksident kanë qenë të përfshira, një veturë dhe një këmbësore.

Si pasojë e aksidentit dhe lëndimeve të pësuara ka humbur jetën viktima-këmbësorja e moshes rreth 80 vjeçare.

Dukato 1