Medi
02SPORT

E mposhti Prishtinën dhe fitoi titullin në kryeqytet, Nelson motivon basketbollistët e Trepçës para ndeshjes shumë të rëndësishme

Ish basketbollisti i njohur amerikan i skudrës së Trepçës, Jaleel Nelson, i ka motivuar basketbollistet e skuadrës nga Mitrovica para ndeshjes shumë të rëndësishme ndaj Prishtinës. Nelson kishte zhvilluar një sezon të jashtezakonshëm me “Minatoret” në edicionin 2011/12, duke fituar titullin kampion pikerisht ne kryeqytet ndaj skuadres se Prishtinës.

Ai konsiderohet te iete njeri nder basketbollistet me te mire qe ka luajtur ne basketbollin tone kosovar, duke fituar trofe më pas edhe me skuadren e Pejēs.

Aurora Group

Nepermjet ‘Blic’, Nelson tha se Trepça ka basketbollistë te shkelqyer dhe se ata duhet te japin gjithçka ne parket ne këtë takim.

“Suksese te dielen per basketbollistet e ish-skuadres time! Ju të gjithe jeni nje grup i madh individësh, por edhe nje ekip me i madh se bashku. Jepni gjithçka ne ndeshjen kunder Prishtines dhe lerini te gjitha ne parket! Forca Trepça”, tha Nelson me mesazhin e tij.

Koha