Medi
02LAJMI YT

E pabesueshme por e vërtetë: Më në fund shtrohet me kocka rruga tek barnatorja e shtetit

Ka vite të tëra që qytetarët e qendrës në Mitrovicë po ankoheshin për gjendjen e rrugës në mes të qytetit, shkruan Mitropol.

Ata ankoheshin se rruga tek barnatorja e shtetit ishte në gjendje të mjerueshme dhe se sa herë që binte shi kjo rrugë bëhej e pakalueshme.

Weelnes

E një lajm i gëzueshëm është se sot ka filluar shtrimi i kësaj rruge me kubëza.

Nuk dihet nëse kjo është bërë nga institucionet lokale apo nga ndonjë investitor privat, mirëpo një veprim i tillë u mirëprit nga qytetarët lokalë./Mitropol/

 

Active 1