Medi
LAJME

E rëndë: Gruaja kosovare publikon video të momentit kur sulmohet seksualisht në rrugë, burri e kap dhe e rrëzon

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur para pak ditëve në Pejë.

Një grua është sulumuar seksualisht nga një person në rrugë, shkruan Jepi zë.

Premium Store

E njejta ka publikuar pamjet nga ngjarja, ngjarje e cila e ka lënë të tmerruar plotësisht vajzën në fjalë.

Postimi i plotë i saj:

Shokë e shoqe, po ju njoftoj për një rast i cili me ka tmerruar plotësisht !

Me datë 27. 09.2022, në ora 20.50, në qendër të qytetit te Pejës isha viktimë e sulmit seksual, veprim vandal i cili është kryer me paramendim nga personi F.B, anëtarë i një familje të njohur në qytetin e Pejës.
Si pasojë e kësaj situate, për momentin jam në gjendje të rëndë emocionale dhe nuk mund të deklarohem në tërësi. Pas vendimit të plotfuqishëm të Gjykatës do të ju njoftoj për rrjedhën e situatës dhe sulmuesin e paskrupullt.
Në videon e bashkangjitur, e gjykoni vetë këtë gjest të shëmtuar, viktimë e të cilit ka mundur të jetë çdo familjarë i juaji.
Unë dhe familja u jemi mirënjohës organeve kompetente dhe qytetarëve të cilët me angazhimin e koordinuar, dhe shumë shpejtë, mundësuan identifikimin dhe arrestimin e sulmuesit i i cili ka lënë një vragë të shëmtuar në jetën time.

Premium Store