
Ish objekti i shkollës “Ismail Qemaili” në Mitrovicë, ka mbetur në harresën e institucioneve përgjegjëse, shkruan Mitropol.
Hapsira gjelbëruese pranë objektit është mbushur nga mbeturinat, gjë që po e shëmton pamjen e objektit.
Përveç mbeturinave që kanë mbuluar hapsirën gjelbëruese, vendosja e kontenierëve të mbeturinave në rrugë po e pengon edhe kalimin e lirshëm të qytetarëve.

Vendosja në trotuar e këtyre kontinierëve dhe aroma e keqe që ato mbajnë kanë ndikuar që kalimtarët e rastit të ankohen në redaksi të Mitropol.
Qytetarët kanë kërkuar nga institucionet përgjegjëse që të merren me rastin në fjalë. /Mitropol/








