Medi
02LAJME

E tmerrshme: Qielli i Mitrovicës i mbuluar me tymin e mbrëmshëm të fishekzjarreve

Mitrovicasit po tregohen mjaftë dorëshlirë kur vjen puna tek festa e vitit të ri, shkruan Mitropol.

Shpenzimet në blerjen e fishekzjarreve janë të mëdha, e kjo vërehet më së miri në orën 00:00 të natë së 1 Janarit të vitit të ri, kur qielli i Mitrovicës zdritet nga fishekzjarret.

Premium Store

Dëmi i tyre për shëndetin e njeriut është mjaftë i madh, mirëpo një gjë e tillë duket se për qytetarët nuk ka shumë peshë.

Tymi që shkaktojnë këto fishekzjarre shihet në një foto të postuar në rrjetin social Instagram.

Në pjesën e parë të fotos shihet Mitrovica në orën 23:35 të vitit 2021, kur ende skanë filluar ndezja e fishekzjarreve, ndërsa në pjesën e dytë shihet Mitrovica e mbuluar me tymë në orën 00:14 të vitit 2022, kur përfundon hedhja e tyre për nder të hyrjes në vitin e ri.

Tymi që shihet në foto është tregues mjaftë i qartë se çfarë dëmi për shëndetin e njeriut dhe për atmosferen shkakton ndezja e fishekzjarreve në natën e vitit të ri.

Në foto shihet se tymi i fishekzjarreve ka mbuluar qytetin që kishte një pamje të kthjelltë pakë minuta para vitit të ri. /Mitropol/

📸 Mitrovica Guide

Aquapark 2