Market Florenti
02LAJMI YT

E ulët: Birrat i pinë për vete por shishet ia lanë liqenit – Kjo është pamja pas One May Fest

Dje në hapësirën e Liqenit Akumulues në Mitrovicë u mbajt një manifestim i vogël për ta shënuar 1 Majin, Ditën e Punëtorëve, shkruan “Mitropol”.

Roadside

Ky manifestim me emrin “One May Fest” mblodhi një grup të rinjsh të cilët duket se të vetmën brengë e kishin kënaqësinë nën tingujt e muzikës, duke mos u brengosur fare për gjendjen e ambientit përreth.

TEB

Pasi përfundoi festa, shishet e birrave dhe ujit nuk përfunduan në mbeturina. Ato u lanë po aty ku u mbajt festa, duke krijuar pamje fort të shëmtuar tek Liqeni Akumulues.

Qytetarët që kanë raportuar rastin në “Mitropol” kanë kërkuar nga Inspeksioni Komunal që t’i gjej përgjegjësit dhe t’u shqiptoj dënim për hedhjen e mbeturinave në hapësira publike./Mitropol/

Koha