Edhe një shpërthim tjetër në Lagjen e Boshnjakeve

Tjetër shpërthim ka ndodhur para pak qastesh në veri të vendit, shkruan “Mitropol”.
Shpërthimi ka ndodhur tek udhëkryqi në Lagjen e Boshnjakëve ndërsa para rreth një ore dy shpërthime të tjera kanë ndodhur në lagjen “Tre rrokaqiejtë”.
Shpërthimi si zakonisht ka ndodhur me shok-bombë, derisa këtë për “Mitropol” e kanë konfirmuar banorë të lagjes. /Mitropol/








