
FOTO ILUSTRIM
Sot rreth orës 14:00 në fshatin Pantinë të Vushtrrisë ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku, shkruan Mitropol.
Një veturë ka shkelur një këmbësorë me ç’rast ky i fundit ka përfunduar në spital.
Lajmin për “Mitropol” e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Mitrovicën Jugore, Avni Zahiti, duke shtuar se kanë nisur hetimet për zbardhjen e rastit. /Mitropol/








