02SPORT

Ekskluzive: Amerikani Darnell Edge prurja më e re e KB “Trepça”

Amerikani Darnell Edge do jetë përforcimi më i ri i KB “Trepça”, bëjnë të ditur burime ekskluzive të “Mitropol”.

Edge është i gjatë 188 cm dhe është në moshën 25 vjeçare dhe luan në pozitën 1.

Koha
Florenti Company
Market Florenti

Amerikani së fundmi ka luajtur për ekipin Mersin BBGSK në Turqi.

Në janar të vitit 2017, Darnell Edge u ngrit në karrierën e tij pasi tregoi super performancë në një lojë NCAA.

Ai rrëmbeu 8 kërcime duke i sjelljr fitoren Fairleigh Dickinson Knights kundër St. Francis (BKN) Terriers, 73-79. Ai gjithashtu shënoi 13 pikë, 1 vjedhje. Gjersa më 3 janar 2022, Darnell Edge e lartësoi karrierën e tij në një lojë Turqi – TBL. Atë ditë ai shënoi 37 pikë në fitoren e Budo Gemli̇k në shtëpi kundër Yeni Mamak Spor, duke fituar me rezultat 82-80.

Ai gjithashtu pati 1 kërcim, 3 asistime. Ai gjuajti 6/10 dyshe, 7/11 treshe, duke qëlluar saktë në 61,9% të gjuajtjeve.

Veç Edge, Trepça pritet të sjell edhe përforcime të reja pas largimit të tre lojtarëve të huaj./Mitropol/