Medi
KOSOVËLAJME

EKSKLUZIVE: Arrestohet Hazbi Sekiraqa, i shumëkërkuari nga Policia e Kosovës

Policia e Kosovës ka arrestuar sot një nga emrat e shumëkërkuar nga ta, Hazbi Sekiraqën, bëjnë të ditur burime ekskluzive të “Mitropol” brenda Policisë së Kosovës.

I njejti ishte arrestuar nga Policia edhe më 17 prill të vitit të kaluar, pasi ishte kapur nga një njësi policore e stacionit policor në Ferizaj, gjatë një kontrolli të një taksie. Pas verifikimit, Sekiraqa ka rezultuar që ka pasur urdhëresë aktive nga stacioni policor “Qendra”.

Active

Hazbi Sekiraqa tash e një kohë të gjatë ka telashe me organet e rendit. Para 11 vjetësh ai kishte rënë në prangat e policisë për rrahjen e një gruaje.

Për këtë rast kishte raportuar edhe Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh, ku thuhej se i dyshuari ishte arrestuar pas një pune tri javëshe.

“Pas tri javësh punë hetimore, hetuesit e stacionit Qendra kanë organizuar një operacion policor, në rrugën “Shaip Spahija”në Prishtinë, i cili ka rezultuar me arrestimin e personit të dyshuar H. S, mashkull, 29 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës”, thuhej në raport.

Shtatë vjet më parë, Policia gjatë një aksioni i kishte gjetur dhe sekuestruar Sekiraqës: një revole të llojit Ekol Special – 9mm, me një karikator dhe 5 fishek, një revole e llojit Cekos –6.35 mm, me një karikator dhe 5 fishek, një thikë ushtarake, dy thika te vogla, katër qese të dyshuara (marihuanë), ½ cigare e dyshuar (marihuanë), një paketim rizlle, një iPad i dëmtuar, një orë dore, katër telefona Nokia, një Iphone, 4 etj.

Vitin e kaluar Sekiraqa ishte dërguar në Qendrën Korrektuese në Dubravë, në vuajtje të dënimit prej 1 vit e 10 muaj, periudhë kjo ku i është llogaritur edhe koha e paraburgimit nga 26 marsi 2019 deri më 5 maj 2021, gjersa “Mitropol” mëson se pas lirimit ai është kapur sërish sot nga Policia e Kosovës./Mitropol/

Koha