Medi
02LAJME

EKSKLUZIVE: Forca e Diasporës merr Drejtorinë e Ambientit në qeverisjen e Bedri Hamzës

Kryetari i ri i Mitrovicës, Bedri Hamza nga PDK ka arritur marrëveshje me partinë e re, Forca e Diasporës, njofton ekskluzivisht Mitropol.

Në kuadër të marrëveshjes, Egzon Sadiku nga lista e kësaj partie, do emërohet drejtor në Drejtorinë e Ambientit.

Premium Store

Veç Sadikut, Mitropol ka raportuar ekskluzivisht edhe për disa emra të drejtorëve tjerë të cilët do emërohen nga Hamza në këtë ekzekutiv.

Valdete Idrizi do jetë drejtoreshë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Drita Kadriu e Arsimit, Valon Brahimi në krye të Inspeksionit, Elvis Feka në krye të Prokurimit, e Ukshin Rrecaj në krye të Drejtorisë për Financa./Mitropol/

Pellini