EKSKLUZIVE: Hamza arrin marrëveshje, AKR merr Drejtorinë e Kadastrit, Leonita Fejza drejtoreshë

Kryetari Bedri Hamza ka arritur të sigurojë përsëri marrëveshje me Gjergj Bekën e AKR-së, njofton ekskluzivisht Mitropol.
Burime të sigurta të Mitropol njoftojnë se Hamza ka ndarë për AKR-në, Drejtorinë pët Kadastër, Pronë dhe Gjeodezi.
Të njejtat burime njoftojnë se Leonita Fejza do jetë drejtoresha e re që do emërohet në krye të kësaj drejtorie.
Veç Fejzës, Valdete Idrizi do jetë drejtoreshë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Drita Kadriu e Arsimit, Fahri Shabani i Shëndetësisë, Valon Brahimi në krye të Inspeksionit, Elvis Feka në krye të Prokurimit, Ukshin Rrecaj në krye të Drejtorisë për Financa, Granit Tmava në Shërbime Publike, Gëzim Stavileci në Administratë, Egzon Sadiku nga FeD, drejtor i Ambientit.








