Active 2
02LAJME

EKSKLUZIVE: Këta janë emrat nga VV që do ia sigurojnë kuorumin e senacës Bedri Hamzës për zgjedhjen e kryesuesit

  • Kuvendi Komunal i Mitrovicës sot do mbajë seancën e dytë që do fillojë në ora 10:00 me dy pika të rendit të ditës, shkruan Mitropol.
  • Në këtë mbledhje si pika të rendit të ditës janë:
    1. Zgjedhja e Kryesuesit të Kuvendit të Komunës dhe
    2. Propozim vendim për formimin e Komitetit për Politikë dhe Financa
  • Në pikën e parë, PDK pritet që për kryesues të Kuvendit ta propozojë asambleisten më të votuar, Vesa Broja, pasi siç mëson Mitropol, kryetari Hamza ka arritur ta siguroj numrin e nevojshëm prej 18 të pranishmëve në sallë për ta arritur kuorumin e nevojshëm për vazhdimin e seancës dhe zgjedhjen e kryesuesit, madje aty sot do jenë 19 vetë.

Siç mëson Mitropol, veç 13 kuvendarëve të PDK-së, 1 të PD-së, 1 të AAK-së dhe 1 të FeD, në mungesë të Gjergj Bekës nga AKR, Hamza ka arritur të merret vesh edhe për praninë e 3 anëtarëve të VV-së në sallë.

Burime të Mitropol thonë se emrat e asambleistëve nga VV që do marrin pjesë në seancë janë: Shkurta Shosholli Musa, Elidiana Budini Haziri dhe Jeton Zeneli.

Dukato 1

Kuvendi i Komunës obligohet që më së largu 30 ditë prej konstituimit të zgjedh Kryesuesin nga radhët e anëtarëve të Kuvendit.

Për t’u zgjedhur në votimin e parë, kandidati i propozuar për Kryesues të Kuvendit të Komunës, duhet të marrë më shumë se gjysmën e votave të numrit të përgjithshëm të anëtarëve të Kuvendit.

Nëse votimi për Kryesues të Kuvendit nuk arrinë t’i siguroj votat as në raundin e tretë, procesi ripërsëritet nga fillimi./Mitropol/

Weelnes