Premium Store
02LAJME

Ekskluzive: Këto ishin kërkesat e AKR-së që çuan në prishjen e koalicionit me Bedri Hamzën

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza nga PDK kishte arritur që në kohën e fushatës zgjedhore të nënshkruante koalicion parazgjedhor me Aleancën Kosova e Re, gjegjësisht me prijësin e saj, Gjergj Bekën, shkruan Mitropol.

Madje, në mbështetje karshi Agim Bahtirit, Bedri Hamzës i doli edhe kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli, i cili erdhi për fushatë në Mitrovicë disa herë radhazi.

London

Koalicioni PDK-AKR vazhdoi të mbetej stabil deri sa erdhi koha për ndarjen e posteve në ekzekutiv.

Në diskutimet finale, Mitropol nga burimet e veta mëson se Pacolli dhe Beka kërkuan nga Hamza 4 poste me rëndësi.

Gjergj Beka i kërkoi Hamzës që ta zgjedh në postin e Kryesuesit të Kuvendit Komunal si dhe t’i ndaj për AKR-në 3 drejtori në ekzekutivin e ri.

Burime të Mitropol kanë bërë të ditur se Hamza ishte i gatshëm që t’i ofronte Bekës vetëm dy nga drejtoritë, andaj edhe erdhi deri tek çarja e koalicionit parazgjedhor.

Pas ‘hidhëtimit’ me Hamzën, AKR dje bojkotoi seancën e dytë të Kuvendit Komunal ku u zgjodh kryesuesja e propozuar nga PDK./Mitropol/

 

Koha