Dukato 2
02LAJMESPORT

EKSKLUZIVE: Kjo është arsyeja e largimit të trejnerit turk nga Trepça, sot fluturon nga Shkupi

Trejneri turk i klubit mitrovicas KB “Trepça”, Engin Gençoglu ka dhënë dorëheqje nga pozita e trejnerit të klubit, lajm ky për të cilin raportoi ekskluzivisht “Mitropol” nga burimet e veta.

Largimi i trejnerit Gençoglu i cili premtonte se do ta bënte Trepçën kampion vie pas disfatës së thellë karshi KB “Peja” me rezultat 107-79 dy ditë më parë.

Tripika

Në një intervistë televizive ishte vet Gençoglu që tha se përgjegjësia për humbjen i takon atij.

Burime të “Mitropol” bëjnë të ditur se dje trejneri kishte shkuar në ushtrimet e klubit me valigjet e pregatitura për largim në Turqi dhe se arsye për largimin e tij ishte mosmarrëveshja me anëtarët e kryesisë së klubit.

Gençoglu është trejneri i tretë i cili menaxhoi me Trepçën këtë sezonë. Para tij klubi u udhëhoq nga Alek Jonchevski dhe Lyubomir Minchev.

”Mitropol” ka mësuar poashtu se trejneri turk fluturon sot nga Aeroporti i Shkupit drejt Turqisë, pas largimit nga ekipi mitrovicas./Mitropol/

Aquapark 2