Medi
02SPORT

EKSKLUZIVE: Trejneri turk Engin Gençoglu largohet papritmas nga KB “Trepça”

Trejneri turk i klubit mitrovicas KB “Trepça”, Engin Gençoglu ka dhënë dorëheqje nga pozita e trejnerit të klubit, mëson ekskluzivisht “Mitropol” nga burimet e veta.

Largimi i trejnerit Gençoglu i cili premtonte se do ta bënte Trepçën kampion vie pas disfatës së thellë karshi KB “Peja” me rezultat 107-79 dy ditë më parë.

Aurora Group

Në një intervistë televizive ishte vet Gençoglu që tha se përgjegjësia për humbjen i takon atij, edhe pse ende nuk është e sigurt nëse kjo është aryseja kryesore e largimit të tij.

Burime të “Mitropol” bëjnë të ditur se dje trejneri kishte shkuar në ushtrimet e klubit me valigjet e pregatitura për largim në Turqi.

Gençoglu është trejneri i tretë i cili menaxhoi me Trepçën këtë sezonë. Para tij klubi u udhëhoq nga Alek Jonchevski dhe Lyubomir Minchev./Mitropol/

Premium Store