
Kryetari Bedri Hamza ka arritur të caktojë emrat e thuajse të gjithë drejtorëve, njofton ekskluzivisht Mitropol.
Burime të sigurta të Mitropol njoftojnë se Hamza ka ndarë nga një drejtori për AKR-në, respektivisht Drejtorinë për Kadastër, Pronë dhe Gjeodezi.
Hamza ka ndarë një drejtori tjetër edhe për Forcën e Diasporës, respektivisht, Drejtorinë e Ambientit.
Drejtoritë e tjera do udhëhiqen nga drejtorë të PDK-së.
Burime ekskluzive të Mitropol bëjnë të ditur se këta janë emrat e drejtorëve të rinj:
Drejtoria e Arsimit – Drita Kadriu
Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport – Valdete Idrizi
Drejtoria e Shëndetësisë – Fahri Shabani
Drejtoria e Financave – Ukshin Rrecaj
Drejtoria e Inspeksionit – Valon Brahimi
Drejtoria e Prokurimit – Elvis Feka
Drejtoria për Shërbime Publike dhe Infrastrukturë – Granit Tmava
Drejtoria e Administratës – Gëzim Stavileci
Drejtoria për Kadastër, Pronë dhe Gjeodezi – Leonita Fejza
Drejtorja e Ambientit – Egzon Sadiku (FeD)








